Mario Kempes, ikona e futbollit argjentinas, u intervistua nga “Sky” gjatë Festivalit Sportiv, i mbajtur së fundmi në Trento. Një nga temat e diskutuara ishte e ardhmja e kombëtares argjentinase pas erës së Lionel Messit.
“Unë besoj se ‘Seleccion’ është shumë e fortë. Fitoi Kupën e Amerikës dhe më pas Kupën e Botës,” shpjegoi Kempes, lideri dhe forca lëvizëse e ekipit kombëtar që triumfoi në Kupën e Botës 1978. “Çdo gjeneratë ka momentin e vet. Kombëtarja aktuale është e re, dhe trajneri Scaloni ka bërë shumë ndryshime, duke përfshirë lojtarët dhe skemën.”
A mund të bëhet Lautaro Martínez edhe më i rëndësishëm për Argjentinën? Ja përgjigjja e Kempes: “Unë tashmë e konsideroj një lojtar thelbësor për kombëtaren. Ndoshta nuk arriti të tregonte plotësisht potencialin e tij në Botërorin e Katarit 2022, por ai është një lojtar i shkëlqyer. Lautaro ka treguar vlerën e tij në Itali dhe Argjentinë. Sulmuesit nganjëherë kalojnë periudha të vështira dhe bëjnë gabime, por ai mbetet një fenomen.” /Telesport.al/