Gjendet një turp i pajetë në kanalin e Qarshisë së Gjatë në Pejë

Një trup i pajetë është gjetur sot në orët e mëngjesit, në kanalin që përçon në Qarshinë e Gjatë të Pejës.

Njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë Kryeprokurorin dhe Prokuroren e Krimeve të Rënda.

Lajmin për Telegfrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është thirrur Mjekësia Ligjore për të tërhequr trupin e pajetë dhe po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së viktimës”, tha Nikçi.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/

Read Previous

NATO nis stërvitjen për sulmet bërthamore: Mbrojmë aleatët

Read Next

Policia sekuestron mall të kontrabanduar në vlerë prej 120 mijë euro