Sipas dokumenteve të vitit 2021, të publikuara nga Washington Post, lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, u kishte bërë thirrje disa zyrtarëve të lartë iranianë – përfshirë liderin suprem iranian Ali Khamenei – për ndihmë të mëtejshme financiare dhe ushtarake.
Kjo duke i kërkuar Iranit që t’i transferonte 500 milionë dollarë së bashku me trajnimin e 12 mijë militantëve të tjerë të Hamasit.
Apeli i është dërguar, ndër të tjera, edhe Ismail Qaanit, komandant i Forcës Quds të Gardës Revolucionare, tashmë i dyshuar për tradhti./Albanianpost.com