Foda: Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne kemi ardhur për fitore

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencë për media.

“Dardanët” zhvillojnë nesër duelin ndaj Lituanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Foda u shpreh se do të jetë ndeshje e vështirë, por kanë ardhur për të fituar.

“Lituania është një ekip kogja i mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi ardhur të fitojmë. Duhet të jemi kompakt në mbrojtje dhe të bëjmë lojën tonë. Nëse duam ta fitojmë grupin, duhet ta fitojmë secilën ndeshje. Është përballje shumë e rëndësishme”, tha Foda.

Të martën, Kosova e luan ndeshjen e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”./Express

Read Previous

Brukseli i kërkon Turqisë që të hetojë “tërësisht” abuzimin e dyshuar në qendrat e migracionit të financuara nga BE

Read Next

Problemet me shujta, Ministria e Mbrojtjes: Ua garantojmë se ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim