Ulutash: Situata në Kosovë mbetet fragjile

Ka filluar të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjenerali Ozkan Ulutash do ia dorëzojë këtë post gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit. Ceremonia po zhvillohet në Kampin Film City në Prishtinë.

Me këtë rast, gjenerali Ozkan Ulutash ka theksuar se sivjet shënohet 25 vjetori i KFOR-it në Kosovë i cili përpiqet të ofrojë një mjedis të qetë.

“Gjatë këtyre 25 viteve anëtarët e komunitetit ndërkombëtarë kanë rezultuar në siguri publike në përmirësimin e marrëdhënieve dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai

Ulutash ka deklaruar se situata në Kosovë mbetet fragjile. “Ne dëshirojmë të tregojmë se ofrojmë paqe”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se në dy vitet e fundit kanë ndodhur ngjarje të cilat e kanë vështirësuar situatën, por u shpreh se përkundër qëndrimeve të qeverisë ‘ne si bashkësi ndërkombëtare mbetemi të përkushtuar që të punojnë së bashku për promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitet për të gjithë’. /RTK/

Read Previous

​Çeki-Shqipëri, formacionet e mundshme

Read Next

BE-ja vonon përsëri sistemin e ri elektronik për kontrollet e kufijve