Rrahmani: Kosova e përgatitur për ta goditur Lituaninë në pikat e dobëta

Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani, ka thënë se skuadra kosovare është fokusuar në pikat që besohet se janë të dobëta për Lituaninë.

 “Dardanët” kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. 

“Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje. Shpresojmë në rezultat pozitiv, ta nisim mirë në ndeshjen e parë dhe më pas të synojmë fitore të reja në ‘Fadil Vokrri’. E kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë dhe kemi punuar në të gjitha pikat ku mendojmë se mund ta dënojmë. Besoj që jemi në rrugën e duhur dhe presim ndeshjen për të zbatuar skemat që kemi stërvitur”, ka thënë Rrahmani./rtklive

Read Previous

Kurti pret në takim ambasadorin turk

Read Next

​Parashikimi i motit për sot