Arrestohet një i dyshuar dhe një 19 vjeçare e dënuar për dy raste të ndryshme të vjedhjeve të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Fushë-Kosovë dy persona të dyshuar se kanë kryer vjedhje të rënda. Ndërkohë që në shtëpitë e tyre janë  gjetur gjësendet që lidhen me rastin, ndërkohë që ka hasur edhe një femër 19 vjeçare të kërkuar nga Policia.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda. Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari: K. A. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndodhur me datën 08.04.2021 në një lokal në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë”, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se gjatë kryerjes së kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, hetuesit policor përveç disa provave materiale që ndërlidhen me rastin e sipër shënuar, kanë hasur në personin e kërkuar nga Gjykata Themelore: M.G. femër, 19 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës .

“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të dënimit”, theksoi Ahmeti.

Read Previous

Ahmeti paralajmëron se në Prishtinë do të fillojnë punime në rrugë

Read Next

Ambasadori Kosnett takohet me Ministrin Sveçla, diskutojnë për nevojën e reformave në Policinë e Kosovës