Laporte vazhdon ta kundërshtoj mbingarkesën e ndeshjeve

Mbrojtësi spanjoll i Al Nassr, Ayemeric Laporte ka vazhduar të kundërshtoj numrin e madh të ndeshjeve brenda një sezoni.

Numri i madh i ndeshjeve brenda një sezoni ka bërë që shumë lojtarë të pësojnë dëmtime të rënda dhe kritikat për këtë situatë. po vazhdojnë

“Ritmi është shumë i lartë,” tha mbrojtësi i Spanjës në lidhje me orarin e ngjeshur të ndeshjeve që lojtarët duhej të përballonin.

“Ka shumë ndeshje. Greva është e vetmja zgjidhje që ne shohim për ta ndaluar këtë”, përfundoi Laporte.

Laporte është thirrur për në Spanjë për pushimin ndërkombëtar të tetorit. Kjo pasi ka luajtur nëntë ndeshje për klubin e tij tashmë këtë sezon.

Në gusht 2023, Laporte u largua nga Manchester City për Al Nassr të Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë 27.5 milionë euro.

Laporte do të dëshmojë se numri i madh i ndeshjeve është edhe më i keq për lojtarët që luajnë në Evropë. /Telegrafi/

Read Previous

NASA ndan foto nga hapësira të uraganit vdekjeprurës Milton që goditi Floridan

Read Next

Taulant Xhaka: I sugjerova Granitit të mos paraqitej në ndeshjen me Serbinë