Erdogan në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentit turk

Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, më 11:30 do të nisë ceremonia e pritjes, ku Erdogan do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Më pas, të dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Në 12:40 – 13:40, do të mbahet mbledhja e keshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë, e cila do të pasohet me ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve.

Konferenca e përbashkët mes Erdogan dhe Ramës do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të zgjasë 30 minuta.

Vizita e Erdogan do të përfundojë me inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë./abcnews.al

Read Previous

Zhbllokimi i CEFTA-s, Qeveria thërret konferencë për media

Read Next

Uragani Milton: Vendasve u kërkohet të evakuohen mes thashethemeve për rritje të çmimeve të linjës ajrore dhe ‘mungesë të karburantit’