​Hovenier mirëpret vendimin qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat serbe

mbasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier është shprehur i kënaqur me heqjen e ndalesës së mallrave serbe.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së mallrave të përfunduara të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne i vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X./kp

Read Previous

Begaj: BE-ja duhet të jetë proaktive në përballjen me nevojat dhe sfidat specifike të Ballkanit Perëndimor

Read Next

Rëndësia e seancave psikologjike në luftimin e kancerit të gjirit