Xhaka e Zeqiri ftohen për ndeshjen ndaj Serbisë

Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë përfshirë në listën e Zvicrës për ndeshjen ndaj Serbisë. 

Serbia e Zvicra përballen më 12 tetor në Leskovc, në kuadër të Ligës së Kombeve. Më 15 tetor, Zvicra luan ndaj Danimarkës.

Xhaka është kapiten dhe lider i Zvicrës, ndërsa Zeqiri kthehet në përfaqësuese.

Xhaka në dy Botërorët e kaluar ka shkëlqyer në ndeshjet ndaj serbëve. Pritet ndeshje e zjarrtë edhe në Leskovc./Koha.net

Read Previous

Në 24 orë kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje

Read Next

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i nënshtrohet operacionit