Katër raste të dhunës në familje brenda dy ditësh në Kosovë, një person në kërkim
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar të mërkurën një bashkëbisedim me diasporën shqiptare në Poloni.
Sipas zyrës për media të tij, Kurti diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.
Kurti tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet, transmeton Klankosova.tv.
“Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë”.
“Në fund, kryeministri theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojmë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv.