Sulmi ndaj Izraelit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi ashpër sulmin masiv me raketa të Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar si një përshkallëzim të konsiderueshëm që rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Përmes një reagimi në rrjetin social “x” Ministria e Jashtme shprehu solidaritetin me popullin izraelit dhe theksoi të drejtën e tij për t’u mbrojtur.

MEPJ ripërsëriti thirrjen për ulje të menjëhershme të tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Ministria e Jashtme Shqiptare: Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thueht në reagimin e MEPJ. /Euronews.al/

Read Previous

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari: Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar

Read Next

Futbollisti i Manchester City u arrestua në Madrid