Arteta: Granit Xhaka mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë

Arsenali ka fituar me rezultatin 3-0 kundër Sheeld United në Premierligë
mbrëmë.


Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka luajtur në një pozitë në të cilën nuk e
kemi parë në të kaluarën. Xhaka u paraqit si mbrojtës i majtë në këtë duel, pasi
“Topçinjtë” po kanë probleme në atë repart, pas dëmtimit të Kieran Tierney.


Tradicionalisht ai luan si mesfushor, por Xhaka luajti relativisht mirë në
pozicionin e tij të ri.

“Është hera e parë që Granit Xhaka luan si mbrojtës i majtë, është një mundësi
për të. Ai ka cilësitë që më pëlqen kur luan atje”, tha Arteta për BT Sports pas
ndeshjes.


“Unë jam vërtet i kënaqur me performancën, rezultatin dhe mënyrën se si
kemi luajtur”, përfundoi ai.

Read Previous

Tërmkolli: Kurti po vepron njëjtë si Vuçiqi me Listën Serbe në Kosovë, duke marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë

Read Next

Shkencëtarët hedhin poshtë raportin e OBSh-së mbi origjinën e Covid-19