Pas Suarez, dëmtohet edhe Felix, flet Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone foli për dëmtimin e Joao Felix, i cili
duhej të zëvendësohej në fillim të pjesës së dytë të lojës kundër Betis, e cila
përfundoi me barazimin 1-1.

“Nuk është një dëmtim i lehtë, ka një dhimbje që nuk e lejon atë të luajë
lirshëm. Ai duhej të largohej, por ne shpresojmë se ai do të bëjë një përpjekje
për të qenë në gjendje të na ndihmojë në ndeshjen tjetër kundër Eibar. Ne kemi
nevojë për të, në pjesën e parë ai ishte mirë, ashtu si Carrasco, Saul, Koke”, tha
Diego Simeone pas ndeshjes.

Atletico Madrid humbi përsëri pikë në Seville dhe tani ka vetëm një pikë
avantazh në kreun e renditjes tabelare në La Liga.

Sidoqoftë, Diego Simeone nuk zbehet: “Le të mendojmë lojë pas loje. Kam
lojtarë që japin gjithçka dhe jam i kënaqur me këtë moment”, përfundoi ai.

Read Previous

19 orë pasi e kishte “këputur” gishtin, kirurgu turk “ia kthen gishtin e dorës në vend” pacientit të tij

Read Next

Shpërblimet “BAFTA” u ndanë me një ceremoni virtuale