Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla takuan në Nju Jork Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.
Takimi u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takuam Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në Nju Jork”, shkroi Gërvalla në facebook. /Klankosova.tv/