Rusia nxjerr në gjyq amerikanin, 72 vjeç, si mercenar të dyshuar për Ukrainën

Një gjykatë në Moskë ka filluar të shqyrtojë një çështje penale kundër një 72-vjeçari amerikan të akuzuar se luftoi si mercenar për Ukrainën , njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA.

Burri, i identifikuar si Stephen James Hubbard, u vendos në paraburgim për gjashtë muaj, sipas RIA.

Gazeta Izvestia, duke cituar një prokuror në gjykatë, tha se Hubbard ishte paguar 1000 dollarë pasi nënshkroi një kontratë me një njësi të mbrojtjes territoriale të Ukrainës në qytetin Izyum në shkurt 2022. Ai u kap nga forcat ruse atë prill, tha gazeta./reuters/

Read Previous

IKSHPK: Vaksina kundër kancerit të mitrës edhe për vajzat 13 deri 21 vjeç

Read Next

BE-ja e shqetësuar nga raporti se Rusia prodhon drone sulmuese në Kinë