Kusari-Lila: Shikoj më shumë mundësi dështimesh se sa suksesesh në negociatat me Serbinë

Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nëse Serbia vazhdon të ketë një qasje të ngjashme me Kosovën siç e ka aktualisht s’mund të ketë një marrëveshje as tani, por as në të ardhmen.

“Me këtë Serbinë aktuale unë shoh probleme përmbajtjesore në arritjen e një marrëveshje. Unë më shumë shoh mundësi dështimesh një pas një në të ardhmen, sesa që shoh ndonjë hapësirë për progres me qëndrimin që Serbia sot e mban”, ka deklaruar ajo për mediumin A2 CNN.

E pyetur për veprimet e pakoordinuar të Qeverisë në Veri, ajo ka deklaruar se po synohet të shtrihet sovraniteti dhe jo të dëmtohet dikush tjetër.

“Është paksa paradoksale në kuptimin e mbajtjes së sistemit të vlerave kur nënkuptohet që atje nuk po shkelen të drejtat e një komuniteti, atje po synohet të vihet ligjshmëria dhe sovraniteti i një shteti përderisa një shtet tjetër ka tentuar sulmin e drejtpërdrejte, cenimin e sovranitetit territorial dhe integritetit tonë, por gjithashtu edhe gjatë gjithë kohës përpiqet të minojë shtetësinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Sipas saj, shumë shpejt në koordinim me vendet aleate do të gjendet një datë për hapjen e Urës së Ibrit.

“Një jam e bindur që Ura e Ibrit do të hapet, do të ishte shumë paradoksale që kjo urë të mbetet e mbyllur kur të gjitha të tjerat janë të hapura dhe kur lëvizja e lirë deri në kufirin verior është e papenguar, prandaj tensionimi dhe brenga për tensionim nuk i shoh me peshë të madhe mund të ketë ndonjë eskalim potencial sipas parashikimeve ato kanë qenë vlerësime të institucioneve të sigurisë”.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën në Bruksel kishte shkelur “rëndë sovranitetin”, kishte “cenuar integritetin territorial të Kosovës” dhe “kushtetutshmërinë e vendit” meqë ka pranuar që të diskutojë për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi i radhës në mes të kryenegociatorit të palës kosovare, Besnik Bislimi e kryenegociatorit të palës serbe, Petar Petkoviç nuk prodhoi asnjë rezultat, meqë nuk u arrit të aranzhohet një takim trelateral, ndonëse një gjë e tillë ishte paraparë.

Për dështimin e takimit – siç rëndom ndodhë – pala kosovare fajësoi palën serbe, ndërsa pala serbe, palën kosovare. /Albanianpost.com

Read Previous

Kush pritet të jetë drejtuesi i ri i KFOR-it në Kosovë

Read Next

Kurti takon homologun e tij nga Vanuatu