Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, viziton Kosovën

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, vjen në Kosovë, ku do të pritet nga homologia kosovare, Albulena Haxhiu.

Duke cituar ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, mediet e atjeshme raportojnë se vizita bëhet për ta shënuar fillimin e renovimit të burgut të Gjilanit, të marrë në shfrytëzim, e ku do të vendosen 300 të burgosur, shtetas të huaj.

Kjo për shkak të sistemit të rënduar të burgjeve atje. Marrëveshjen e vitit 2021 mes dy shteteve, më vonë e ratifikoi edhe Kuvendi i Kosovës. /RTK/

Read Previous

Konjufca takon ambasadoren e re të Holandës

Read Next

Mega-operacion i SPAK, goditet “selia” e organizatës së trafikut të kokainës