KF “Vëllaznimi” shkatërron FC “Istogun” me rezultat 4-0

KF “Vëllaznimi” ka shënuar një fitore mbresëlënëse në përballjen kundër FC Istogut, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 në kuadër të javës së pestë të Raiffeisen Ligës së Parë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku skuadra gjakovare tregoi dominim të plotë në fushë.

Golat e fitores për Vëllaznimin u shënuan nga Osman Mëziu, Nikson Memaj dhe Norik Krasniqi me dy gola.

Me këtë fitore, KF “Vëllaznimi” tregon formën e mirë që po kalon dhe kërkon të vazhdojë me rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme të sezonit. FC “Istogu”, nga ana tjetër, do të duhet të reflektojë pas kësaj humbje për të rikuperuar në ndeshjet e ardhshme. /tvsyrivision/

Read Previous

U mbajt tyreza e radhës tematike, “Gjakovarët e Suksesshëm Nëpër Botë”

Read Next

Mot kryesisht i kthjellët e me diell sot