Dita e ndeshjes: KF “Vëllaznimi” përballet me FC “Istogu”

Sot, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, KF “Vëllaznimi” do të presë FC “Istogu” në një përballje emocionuese në kuadër të javës së pestë të Ligës së Parë. Ndeshja është e programuar të fillojë në ora 15:00.

KF “Vëllaznimi” kërkon që të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në ndeshjen e fundit nga Trepça. Me mbështetje të fuqishme nga tifozët e tyre, ekipi synon të marrë tri pikët e plota në këtë takim.

Nga ana tjetër, FC “Istogu” do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të kthyer gjërat në favorin e tyre.

Stadiumi “Liman Gegaj” pritet të jetë i mbushur me tifozë të zjarrtë, të cilët do të krijojnë një atmosferë fantastike. /tvsyrivision/

Read Previous

SPAK dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal që shiste kokainë në Evropë

Read Next

A do të jetë gati De Bruyne për derbin me Arsenalin? Flet Guardiola