Liverpool kërkon transferimin e Pedrit nga Barcelona

Shkëlqimi këtë edicion me Barcelonën nuk ka shkuaq dëm, pa i rënë në sy skuadrave të mëdha.

Fjala është për mesfushorin e talentuar spanjoll Pedri, i cili është bërë objektiv i kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit.

Siç ka raportuar mediumi anglez Mirror, trajneri Jurgen Klopp është i mahnitur nga përformanca e Pedrit dhe dëshiron ta transferojë në Anfield.

18-vjeçari në vitin e tij të parë te Barcelona ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të rregullt dhe vlerësohet si njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij.

Kampioni në fuqi i Anglisë do të tentojë gjatë verës transferimin e Pedrit, edhe pse një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Barcelona e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e ri dhe duket e vështirë që të heq dorë nga ai.

Pedri ka zhvilluar këtë edicion 44 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Read Previous

Koeman fajson gjyqtarët për humbjen ndaj Realit

Read Next

Raporti i datës 11 prill nga spitali “Isa Grezda”