Skuadra e Realit e ka mposhtur Barcelonën në klasikën e 246 me radhë.
Me rezultatin final në 2:1, Reali mposhti Barçën për të treguar fuqinë që ka në ndeshjet e ‘El Clasicos’.
Pas kësaj ndeshje foli edhe trejnaeri i Barcelonës, Koeman ku fajson gjyqtarët që nuk ndan drejtësin si duhet.
“Jam shumë i pakënaqur me dy vendimet e gjyqtarit. Së pari duhet të them se pjesa e parë nuk ka qenë e mirë. Në të dytën, ne u përmirësuam dukshëm. Unë kërkoj nga gjyqtari t’i korrigjoj gabimet, sepse ishte penallti. Dhe se koha e shtuar, nuk ishte vetëm katër minuta. Pse s’ka VAR në Spanjë?”, ka thënë pas ndeshjes Koeman.
Real Madridi përkohësisht është i pari në tabelë me 66 pikë aq sa ka edhe Atletico Madridi që e luan sot ndeshjen, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak.