Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Dita e sotme është karakterizuar nga moti me vranësira e shoqeruar nga reshjet e shiut me temperatura që kanë lëvizur nga 10 deri në 19 gradë celsius.

Për nesër, pritet që temperaturat të variojnë nga 8 deri në 16 gradë Celsius, me mot të shoqëruar nga reshje shiu dhe vranësira të përkohshme.

E hëna do të sjellë një përmirësim të motit, me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat do të variojnë nga 9 deri në 19 gradë Celsius.

Të martën, moti do të mbetet i ngjashëm, me diell dhe vranësira, dhe temperaturat do të arrijnë nga 11 deri në 21 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet të ketë reshje shiu dhe vranësira të pjesshme, me temperaturat që do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë Celsius.

E enjtja do të sjellë mot të ndryshueshëm, me temperatura që do të shkojnë nga 12 deri në 22 gradë Celsius.

Ndërsa e premtja do të ketë mot të ngjashëm, me reshje shiu dhe vranësira, dhe temperaturat do të variojnë nga 12 deri në 22 gradë Celsius. /tvsyrivision/

Read Previous

Villarreali mposht Mallorcan e Muriqit

Read Next

Trump zotohet të dëbojë emigrantët haitianë nga Ohio nëse zgjidhet president