Real Madrid përgatit “sulmin” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet
e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se Haaland në “Santiago
Bernabeu”. Siç raportohet nga “AS”, 22-vjeçari i PSG është zgjedhja e parë e
Florentino Perez dhe Zidane. Presidenti i “Los Blancos” synon të ndërhyjë në
skuadër dhe është gati për një goditje të madhe, duke marrë një lojtar jo vetëm të
fortë, por edhe të përshtatshëm për lojën e Zidane. Për më tepër, francezi deri më
tani ka refuzuar propozimet e rinovimit të PSG dhe kontrata e tij pritet të skadojë
më 2022.

Sidoqoftë, nuk mund të përjashtohet që PSG ta mbajë Mbappé edhe pa rinovim,
me Perez gati për ta marrë falas verën e vitit 2022, por me një pagë më të lartë dhe
bonus nënshkrimi. Një skenar tjetër i mundshëm është rinovimi i francezit me PSG,
për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2022 në një mjedis të njohur, por duke
përfshirë një klauzolë lirimi për më tej. Më në fund, për sa i përket pagës, Reali nuk
do t’i arrinte 36 milionë euro në vit, sa kërkon Mbappe nga klubi aktual, por një
shifër afër asaj që ton sot (21 milionë euro). Në këtë rast, Real Madridi do të hiqte
dorë nga një pjesë e 50% të të drejtave të imazhit, që të bardhët zakonisht i mbajnë
për vete.

Read Previous

Si ta zbulojmë brenda 10 sekondave nëse jemi prekur nga Koronavirusi

Read Next

Ish-kryeministri portugez në gjyq, nën akuzë për pastrim parash dhe falsifikim