Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Rreth orës 22:45, njësiti policor ndaloi një automjet me targa të Serbisë, ku gjendeshin dy burra të cilët dyshohet se kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Serbisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Akullnajat e Salzburgut mund të zhduken në 10-15 vjet për shkak të tkurrjes së shpejtë të ndryshimeve klimatike