Blinken për rastin e aktivistes turko-amerikane: Do të veprojmë sipas fakteve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u zotua të premten se do të veprojë “siç është e nevojshme” kur SHBA të ketë më shumë informacion në lidhje me vrasjen e aktivistes turko-amerikane, Aysenur Ezgi Eygi në Bregun Perëndimor.

“Siç më keni dëgjuar të them shumë herë më parë, nuk kam prioritet më të lartë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë në mbarë botën, kudo që janë… Kur të kemi më shumë informacion, do t’i ndajmë, do t’i vëmë në dispozicion dhe, si e nevojshme, ne do të veprojmë për të”, tha ai.

Blinken shprehu “ngushëllimet e tij më të thella” familjes së Eygi-t, duke shtuar se SHBA-të janë “të fokusuara intensivisht” në marrjen e fakteve dhe çdo veprim që do të nxitet nga faktet.

“Pra së pari gjërat e para, le të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe do të nxjerrim përfundimet e nevojshme, pasojat nga kjo”, shtoi ai.

26-vjeçarja Eygi u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të premten gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita në distriktin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar, sipas dëshmitarëve okularë. /Euronews.al/

Read Previous

Kërcënoi policët gjerman me hanxhar, arrestohet një individ me origjinë shqiptare

Read Next

Kryeministri Kurti reagon pas humbjes së Kosovës ndaj Rumanisë