Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Policia ka njoftuar sot përmes raportit se një grua është arrestuar në Prishtinë pasi kishte penguar procesin mësimor.
Gruaja në fjalë është mësuese dhe e njëjta ka penguar procesin pasi ishte marrë vendimi për ta transferuar në një shkollë tjetër të kryeqytetit.
Klankosova.tv ka kontaktuar drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushakun, e cila tha se vendimi për transferimin e saj është marrë nga Komisioni Disciplinor.
“Mësuesja është transferuar në një shkollë tjetër. Ky vendim është marrë nga Komisioni Disciplinor, meqë ka pasur ankesa nga prindërit e klasës së të njëjtës mësuese”, tha Lushaku – Sadriu.
E dyshuara më herët ka qenë e punësuar në shkollën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet. /Klankosova.tv/