Një gjykatë në Moskë zgjati të martën paraburgimin e një studiuesi francez të akuzuar për dështimin e regjistrimit si “agjent i huaj” në Rusi, ndërsa grumbullonte informacione ushtarake me vlerë për inteligjencën e huaj.
Franca thotë se Laurent Vinatier, i cili përballet me deri në pesë vjet burg, është “arrestuar arbitrarisht” nga Rusia dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Ai u dërgua në gjykatë të martën për fillimin e gjyqit të tij, por organet e pavarura të lajmeve ruse thanë se ai u shty deri më 16 shtator, sepse atij nuk i ishte dhënë njoftimi i mjaftueshëm për fillimin e procedurave.
Gazeta e pavarur e lajmeve Mediazona citoi avokatin e Vinatier të thoshte përpara fillimit të seancës se francezi kishte pranuar fajin dhe se mbrojtja po i kërkonte gjykatës që të procedonte me shpejtësi me një vendim. Një tjetër shërbim lajmesh, SOTA Vision, tha se mbrojtja kërkoi që Vinatier të lirohej me kusht ose të vihej në arrest shtëpiak. Por media shtetërore tha se gjykata, duke e hedhur poshtë këtë, zgjati paraburgimin e tij deri më 21 shkurt./reuters/