Sokol Cikalleshi transferohet në Iran

Sokol Cikalleshi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, është prezantuar si lojtari më i ri i Tractor FC në Iran.

Klubi iranian luan në litën më elitare në vend dhe lëvizja e Cikalleshit aty vjen si një surprizë, pas largimit nga turqit e Konyaspor, ku ai kishte luajtur vitet e fundit.

Lajmin për transferimin e ka dhenë vetë klubi iranian, përmes një publikimi në X.

Sipas Tractor, Cikalleshi ka mbërritur në Iran mëngjesin e 25 gushtit dhe pritet që detajet e fundit të kontratës të finalizohen, me sulmuesin që pritet të përforcojë repartin e avancuar të ekipit.

Kampionati iranian sapo e ka nisur fushatën, njohur si Persian Gulf Pro League dhe gjendet në vendin e dytë me dy ndeshje të luajtura, me një fitore dhe një barazim. /Albanianpost.com

Read Previous

Van Dijk: Jam shumë i qetë për situatën time

Read Next

Konferenca e robotëve në Kinë nxjerr në pah ndryshimin e fytyrës së humanoidëve