KF “Vëllaznimi” dhe KF “Drenica” ndanë pikët në javën e dytë të Raiffeisen Ligës së Parë, pas një ndeshjeje që përfundoi pa gola në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Takimi, që u zhvillua sot në orën 16:00, nuk solli asnjëherë ndryshim në tabelën e rezultateve, megjithëse të dy ekipet patën disa raste të mira për të zhbllokuar rezultatin.
KF “Vëllaznimi”, pas fitores në javën e parë ndaj KF “Mitrovicës”, synonte të vazhdonte me një tjetër fitore, por nuk arriti të shfrytëzonte avantazhin e terrenit.
Ky barazim e vendos KF “Vëllaznimin” në pozitën e 3-të me katër pikë pas dy ndeshjeve të para të sezonit. /tvsyrivision/
Më poshtë tabela e plotë.