Gjyqtari i “El Clasicos” i vetmi që e ka ndëshkuar me të kuq Messin

Jesús Gil Manzano do të ndajë drejtësinë në “El Clasico”.

Deri sot, zyrtarisht për sfidën në mes të Real Madridit dhe Barcelonës ishte caktuar, Mateu Lahoz.

Por, Lahoz ka probleme muskulore dhe LaLiga e ka zëvendësuar sot atë me Jesús Gil Manzano.

Për Lionel Messin është një gjyqtar shumë i njohur pasi Manzano është i vetmi që e ka ndëshkuar atë me karton të kuq gjithë karrierën e tij në Spanjë.

Kjo ndodhi këtë vit në finale të Kupës së Mbretit, kundër Athletic Bilbaos, ku Barça humbi 2-3.

Sfida në mes të Realit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

Read Previous

Osmani në Koshare: E kemi obligim ta forcojmë shtetin ashtu siç e ëndërruan dëshmorët

Read Next

Kurti: 9 prilli i Koshares, dëshmi për historinë e Kosovës