U mbajt edicioni i 74 i kercimeve nga Ura e Fshajt, një garë kjo që pëlqehet nga të gjithë.
Garues e shikues kishin mbushur brigjet e Drinit. Ky aktivitet që organizohet tash e sa vite në Gjakovë mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme të cilët sfiduan veten me stile të ndryshme.
Në stilin dallëndyshe vendin e tretë e zuri Shkelzen Goçi, ndërsa vendin e dytë Florid Gashi, për të cilin ishte kërcimi i fundit në karrierën e tij si kërcyes nga Ura e Fshajt.
Vendi i parë në stilin dallëndyshe i takoi Vedat Krasniqit.