Një ndihmës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se sulmet në Kursk të Rusisë janë të nevojshme për të bindur Rusinë që të fillonte bisedimet “të drejta” për një zgjidhje paqeje.
Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se Kievit i duhej “të shkaktonte humbje të rëndësishme taktike ndaj Rusisë”.
“Në rajonin e Kurskut, ne mund të shohim qartë se si mjeti ushtarak po përdoret objektivisht për të bindur [Rusinë] të hyjë në një proces të drejtë negocimi,” shkroi ai në një postim në X (ish-Twitter).
Podolyak tha se Ukraina “nuk ishte e interesuar” në pushtimin e territorit rus dhe po zhvillonte një “luftë ekskluzivisht mbrojtëse”./Klankosova.tv