18 mln e 400 mijë euro vlera e parashikuar për rindërtimin e “Xhorxh Bushit”

18 milionë e 400 mijë euro është vlera e parashikur për tenderin për rindërtimin e sheshti “Xhorxh 
Bush” në Prishtinë. 

Kjo është vlera që është paraqitur në njoftimin për kontratë për tenderin që është hapur të premten. 
Për këtë tender ka shkruar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. 

Ai ka thënë se në këtë projekt përfshihet edhe “transformimi i sheshit ‘Zahir Pajaziti’ dhe hapësirave publike përreth”. 

“Kështu do të duket sheshi ‘Xhorxh Bush’. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth”, ka shkruar Rama në Facebook ku ka paraqitur edhe disa fotografi se si parashihet të duket sheshi “Xhorxh Bush”./koha.net/ 

Read Previous

Ndikimet dhe sfidat në përhapjen e lajmeve në epokën e rrjeteve sociale

Read Next

E kërkon Empoli, Kumbulla ka dilema