Don Polloshka lë mbrapa lëndimin, i gatshëm për stinorin e ri

I preferuari i publikut, i njohur për luftën dhe pasionin për fanelën kuqezi, Don Polloshka do të jetë pjesë e KB Vëllaznimit për stinorin e ri.

Doni, ka lënë mbrapa lëndimin në gjurin e tij që i pamundësoi paraqitjet për muaj të tërë, e duke punuar dhe duke u përgatitur maksimalisht gjatë verës, për të qenë sa më i gatshëm për sezonin e ri i cili do jetë shumë sfidues, ai do jetë me KB Vëllaznimin.

Siç e dini, Doni në të kaluarën ka qenë pjesë e KB Prishtina dhe gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës e përvoja e tij është forcë shtesë e mirëseardhur për ekipin e Vëllaznimit në basketboll.

Read Previous

A është Kosova vend tërheqës për investime nga diaspora?

Read Next

​Nëntë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavilevci