Osmani uron Zvicrën për ditën kombëtare: Ke qëndruar krah për krah me ne

Foto: GettyImages

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Zvicrën për ditën e saj kombëtare.

Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi të sajën me presidenten zvicerane, Viola Amherd.

“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve”.

“Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

Presidentja Vjosa Osmani dhe homologia zvicerane, Viola Amherd

Read Previous

Sindikata e Minatorëve: S’po kërkojmë diçka jo legjitime, por shpagimin e mundit tonë – pagën

Read Next

Hyn në fuqi Akti i BE-së për Inteligjencën Artificiale – çfarë pritet nga ai?