​Sot radha e Laura Fazliut

Pas Distria Krasniqi e cila është stolisur me medaljen e argjendtë si dhe Akil e Nora Gjakovës që nuk arritën në zonën e medaljeve, përfaqësuesja e katërt e Kosovës në Lojërat Olimpike në xhudo, Laura Fazliu, do të paraqitet sot në tatatmi për të nisur rrugëtimin e saj me synimin për të siguruar medalje.

Fazliu garon në kategorinë deri 63 kilogramë dhe është e lirë në xhiron e parë ndërsa në të dytën ajo e pret fituesen e luftës mes Jing Tang nga Kina dhe Kiyomi Ëatanabe, raporton KosovaPress.

Garat e xhudos nisin prej orës 10:00.

Read Previous

Hamasi, Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje

Read Next

SBASHK nuk lejon testim të përgjithshëm të mësimdhënësve