Donjeta Sadiku e mëson kundërshtaren e radhës

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë garimin e saj në Lojëra Olimpike “Paris 2024”.

Ajo meçin e parë e fitoi ndaj tajlandezes, Thamanya Somnuek.

Fitorja e Sadikut erdhi pas numërimit të pikëve, derisa ishte raundi i tretë ai që e bëri dallimin.

Luftën e radhës, boksierja kosovare do ta ketë nesër (e hënë) në ora 20:00.

Ajo do të përballet në 1/8 e finales me kolumbianën, Paola Angie Valdes Pana.

Donjeta Sadikut, i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen./Klankosova.tv

Read Previous

Festimet me armë në ahengje familjare, arrestohen katër të dyshuar

Read Next

Osmani: Forca Distria, ngrite lart flamurin e Kosovës