“Vetëm ata të dy nuk mjaftojnë”, Scholes paralajmëron Man United

Legjenda e Manchester United, ish-mesfushori Paul Scholes ka këshilluar klubin e tij të vjetër që të nënshkruajë me një sulmues.

Pavarësisht se Joshua Zirzkee mbërriti për të mbështetur Rasmus Hojlund, Scholes ka frikë se Unitedit i mungojnë golat në skuadër.

“Kur mendoj për Manchester Unitedin, mendoj për qendërsulmuesit e shkëlqyer”, tha ai gjatë
një paraqitje të fundit televizive.

“Unë mendoj se ata kanë pasur një të ri vitin e kaluar në Rasmus Hojlund, tek i cili është dashur të mbështeten dhe ishte pak e padrejtë. Ai është një lojtar i ri, ende duke mësuar lojën. Ata kanë blerë një tjetër të ri (Zirkzee)… Unë do të doja të shihja një qendërsulmues me përvojë të vinte dhe të ndihmonte dhe praktikisht të garantonte golat”, theksoi Scholes.

“Nuk e di nëse ai lojtar mund të gjendet. Por unë mendoj se ata kanë nevojë për dikë që është i konfirmuar dhe për dikë që është i dëshmuar dhe vazhdojnë dhe të jenë të suksesshëm vitin e ardhshëm”. /Telesport.al/

Read Previous

Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Read Next

Formula 1/ Verstappen: Unë them atë që dua në radio, shpresoj që skuadra të jetë zgjuar