Sot shënohet Dita Memoriale e Policëve të rënë në detyrë.
Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme nga institucionet shtetërore.
Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin edhe pjesëtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Kështu ka njoftuar ambasadori Jeff Hovenier në një postim në platformën X, duke thënë se ata ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në shënimin e kësaj dite.
“Kosova sot shënon Ditën Memoriale të Oficerëve Policorë, duke kujtuar 23 policët e guximshëm të Kosovës që bënë sakrificën më të madhe për vendin e tyre. Anëtarët e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në pllakën Memoriale për të nderuar oficerët e rënë dhe familjet e tyre”, shkroi Hovenier./21Media
Today Kosovo marks Police Officer Memorial Day, commemorating the 23 brave KP officers who made the ultimate sacrifice for their country. Members of U.S. Embassy Pristina were honored to join Kosovo officials at the Memorial plaque to pay tribute to the fallen officers and their… pic.twitter.com/B7TcUqN9y3
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 26, 2024