MSH: Sot përfundon kufizimi i orarit të punës për shkak të vapës

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot.

Një vendim të tillë MSH e ka ndërmarrë pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024. Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë. Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet njoftimin e MSH-së.

Vendimi që gratë shtatzëna të lirohen nga puna, qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në katër orë si dhe ndalohej puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00 u mor një javë më parë./rtklive.com/

Read Previous

Djepi, ky objekt i rëndësishëm i kulturës shqiptare

Read Next

ASK: Kosova importoi 498,7 milionë euro, ndërsa eksportoi 73,4 milionë euro