Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe, njoftoi kompania për NBC, duke ndikuar në mbarë globin.
Ndërprerja rezultoi shkaku i problemeve me përditësimin më të fundit, njoftoi kompania.
E ky problem ka prekur edhe Kosovën.
Qytetarë kanë raportuar se po kanë probleme me qasje në aplikacionet e ndryshme. Po ashtu po raportohet edhe për probleme me qasje në ATM-të e bankave.
Telegrafi ka kontaktuar me institucionet përkatëse dhe është në pritje të përgjigjeve. /Telegrafi/