Sot rreth orës 09:10 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Anton Çeta” në mes të një veture dhe një motoçiklete.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë rreth orës 09:10 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore (lëndime të lehta). Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.