Amnesty International: Rusia ndoshta po e vret ngadalë Navalnyn

Alexei Navalny, kundërshtari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, është i burgosur në kushte të rënda dhe torturë që mund ta vrasin atë ngadalë, tha të mërkurën grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International.

Amnesty International tha se Navalny, i cili vitin e kaluar u helmua me një agjent nervor të gradës ushtarake, tani po privohet nga gjumi dhe nuk ka qasje te ndonjë mjek që mund t’i besonte në burg, njofton Klan Kosova.

“Rusia, autoritetet ruse, mund ta sjellin në një situatë të vdekjes së ngadaltë dhe po kërkojnë që ta fshehin atë që po ndodh me të”, tha Agnes Callamard, sekretarja e përgjithshme e Amnesty International.

“Është e qartë se autoritetet ruse po shkelin të drejtat e tij. Ne duhet të bëjmë më shumë”, tha ajo.

“(Ata) tashmë janë përpjekur ta vrasin, tani ata e kanë vendosur në burg në kushte të rënda që do të thotë torturë”.

Navalny hyri në grevë urie javën e kaluar në një përpjekje për të detyruar burgun që e mbante jashtë Moskës t’i siguronte atij kujdesin e duhur mjekësor për, siç tha ai, se kishte dhimbje akute në shpinë dhe këmbë.

Kremlini nuk ka pranuar të komentojë mbi shëndetin e tij, duke thënë se kjo është çështje e shërbimit të ndëshkimit federal.

Read Previous

Jasharaj: Mësimi online zgjidhje e zorit, por përkrahim mbylljen

Read Next

Prioritet i ​Komisionit për Çështje të Sigurisë është përzgjedhja e komisionerit për Informim dhe Privatësi