Vala e të nxehtit, nga sot do të ketë kufizim të orarit të punës për këto tri kategori

Nga sot e deri më 20 korrik me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë do të lirohen nga puna gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike do punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë, si dhe do të ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00.

Ky vendim i MSH-së është marrë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, do të ndërmerren masa të tjera./KP/

Read Previous

Arratisjet e fundit, Shërbimi Korrektues i Kosovës mban konferencë për media

Read Next

Mali i Zi sot shënon Ditën e Shtetësisë