Biden i referohet Zelenskyt si “Presidenti Putin”

Joe Biden të enjten gabimisht iu referua presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si Presidenti Putin – president i Rusisë, kur e prezantoi atë në një ngjarje të NATO-s, një gafë që erdhi pak para një konference shtypi.

“Tani, dua t’ia  jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim sa vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, president Putin”, tha Biden, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Ai do të mundë presidentin Putin. Presidenti Zelensky”, tha Biden, duke u korrigjuar shpejt. “Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për këtë”, vazhdoi ai

Unë jam më i mirë,” tha Zelensky.

“Ju jeni shumë më mirë”, shtoi Biden. /Reporteri.net/

Read Previous

Publikohen sot rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë

Read Next

Çka parasheh Ligji për KPM-në që nxiti edhe reagimin e ndërkombëtarëve?