Stoltenberg: Dënoj sulmet raketore ruse në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmet me raketa ruse në Ukrainë, të cilat shkaktuan viktima të shumta civile, përfshirë fëmijë.

“Rusia vazhdon luftën e saj brutale në Ukrainë. Sapo kemi parë sulme të tmerrshme me raketa në qytetet ukrainase në të cilat janë vrarë civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë. Unë i dënoj këto sulme të tmerrshme,” tha Stoltenberg.

Gjithashtu ai bëri të ditur se gjatë samitit të NATO-s që fillon sot në Uashington, do të merren vendime për forcimin e mëtejshëm të ndihmës për Ukrainën. /abcnews.al/

Read Previous

Nussbaumer: Zvicra e shqetësuar me tensionet në rritje

Read Next

Zelensky: Orban s’mund të jetë ndërmjetës i paqes