Digjen dy kamionë në Mitrovicë të Veriut

Dy kamionë janë djegur në orët e para të ditës së sotme në Mitrovicë të Veriut, ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe një veturë udhëtarësh.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.

Ndër të tjera, Elshani ka bërë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm, kurse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

Ai tha se pronarët e kamionëve janë shqiptarë, ndërsa automjeti i dëmtuar është në pronësi të një serbi. Ai i ka hedhur poshtë pretendimet se ky rast të jetë për motive etnike./rtklive

Read Previous

Konjufca: Nëse nuk ndëshkohet për Banjskën, Serbia do ta përsëris këtë skenar

Read Next

Konjufca tregon kornizën e komenteve që Kosova do t’ia dërgojë BE-së për marrëveshjen me Serbinë