Disa mbetje mortore të cilat janë zhvarrosur në Kishevak të Serbisë, i përkasin tashmë të ndjerit Selahed Mehmeti nga Mitrovica, i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në atë kohë si 26 vjeçar.
Familjarët e të ndjerit përmes rrjetit sociale në Facebook kanë bërë të ditur se varrimi i eshtrave të tij do të bëhet sot në orën 16:20, në varrezat e Shipolit, në Mitrovicë. Ndërkaq, edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti të hënën kishte njoftuar se kanë pranuar informacione se eshtrat që janë zhvarrosur në Kishevak iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë.